Kapriçot e motit/ Përgatituni për ulje të temperaturave, reshje dhe shtrëngata – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Vendi ynë po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e cila do të mbajë rreshje shiu intensive.

Edhe për ditën e sotme, moti do të mbetet i paqëndrueshëm  me vranësira rreshje shiu të pasuara nga stuhi dhe shkarkesa elektrike me intesitet.
Sipas IGJEUM, priten reshje intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe lokalisht shumë intensive. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Ndërsa në qarqet Kukës, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta. Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate të shoqëruara me stuhi në veriperëndim të vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 19 / 22 °Cnë vendet e ulëta: 18 / 23 °Cnë vendet malore: 13 / 20 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu