Reshjet, në zonën e Kamzës ka rrezik për përmbytje – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ministria e Energjetikës informon sot në mëngjes si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë orëve të mbrëmjes, në zonën e Kamzës, ka rrezik të shtuar për përmbytje.

Autoritetet shtetërore ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e situatës.
Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndërkohë, Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e rrezikuar si pasojë e motit të keq t’i drejtohen Pallatit të Kulturës së Kamzës, i cili është kthyer në një qendër akomodimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu