Aksident në mes të Bllokut, shoferja del nga makina: Po ç’pate mor budalla!

0
Gjigandi

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në orën 13:00 në qendër të Bllokut, në rrugën ‘Ibrahim Rugoba’. Edhe pse një e shtunë pa shumë makina, dy të rinj janë pë rplasur me njëri-tjetrin.

Në aksident janë përfshirë dy makina Volkswagen. Një djal rreth 30 vjeç i cili po drejtonte një mjet tip Volkswagen Passat, ka goditur një mjet tip Volkswagen Golf 5, në krahun e shoferit.

Mungesa e semaforëve në këtë kryqëzim ka bërë që asnjë prej drejtuesve të mos presin tjetrin, kështu ata janë përplasur.

Shoferja e Golfit, një shtetase rreth 28 vjeçe, ka dalë e revoltuar nga makina dhe i është drejtuar shoferit që e goditi: Po ç’pate mor budalla! Ku i kishe sytë?

RonaTyra

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Drejtuesit e dy makinave njoftuan policinë dhe kompaninë e sigurimeve, për të bërë proceduart e nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu