Afrona dhe Blero kanë nisur pushimet.
Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë udhëtuar në bregdetin shqiptar për disa ditë pushim.
Dyshja kanë sjellë pamjet e para nga bregdeti, teksa tregojnë se si destinacion, kësaj radhe e zgjodhën Jalën.
Afrona publikoi disa imazhe, ku shfaqet me Bleron në pishinë duke u freskuar dhe po shijonin nga një gotë verë.
Për shkak të pandemisë, Blero dhe Afrona kohën e fundit kanë qenë më shumë larg njëri-tjetrit.
