Adoleshenti 15-vjeçar shpik një mjet që të mbron nga infektimi me koronavirus

0
Gjigandi

Një adoleshent 15- vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar, Max Melia, është frymëzuar që të shpik një orë vibruse “Vybpro” për të mos e prekur fytyrën.

Kjo shpikje e tij erdhi pasi u infektuan prindërit e tij, dhe sipas udhëzimëve të OBSH-së që duart të pastrohen sa më shpesh me sapun ngase përmes prekjes së fytyrës me dorë, mund të infektohemi me COVID-19.

Prekja e fytyrës në çdo moment është një ves që shumë prej nesh nuk e evitojmë dot.

Mirëpo në kushtet e situatës së koronavirusit këshillohet që të evitohet në maksimum prekja e fytyrës. Kjo pasi duart tona mund të transmetojnë virusin nga sipërfaqet e kontaminuara tek sytë, veshët, hunda apo goja.

Kjo orë, sipas adoleshentit, mund të ndihmojnë njerëzit që të mos e prekin në mënyrë të pavetëdijshme dhe të ekspozohen ndaj COVID-19.

RonaTyra

“Duke e parë këtë pandemi ndërsa shpaloset në media, ishte i qartë dhe shkatërrues efekti që ka pasur në jetët e njerëzve në të gjithë botën. Megjithatë, vetëm kur të dy prindërit e mi u infektuan, e kuptova se me çfarë po përballeshin.”, është shprehur adoleshenti 15-vjeçar.

Ora punon me njohjen e gjesteve që janë të lidhura me lëvizjet e duarve drejt fytyrës. Falë teknologjisë me të cilën është ndërtuar, ajo dridhet sa herë që personi që e ka vënë çon duart drejt fytyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu