Kjo është një pyetje që nuk arrij të sqaroj kurrë. Ende mbas dy vite e gjysëm Tabu Blog, unë vazhdoj e jap shpjegime, rreth masturbimit, virgjërisë apo ejakulimit para kohe.
Meqë nuk e kuptoni se sa shumë është shumë, po ja u shpjegoj edhe njëherë.
Edhe nëse në të kaluarën, autoerotizmi është trajtuar si shkaktar i shumë patologjive është dënuar moralisht ( diçka që ndodh edhe sot duke nxitur mekanizmin e ndjenjës së fajit ). Në ditët e sotme, të paktën në atë pjesë më të zhvilluar të botës, ai nuk trajtohet më si një praktikë e dëmshme. Është në fakt një sjellje normale, te burrat dhe gratë, që lejon një vetëdijësim më të madh ndaj trupit, dhuron kënaqësi dhe ka rëndësi në çift.
Është një sjellje e cila praktikohet më shpesh në moshën e adoleshencës dhe rinisë, por që zgjat gjithë jetën. Nuk ekziston një shifër e caktuar për të përcaktuar masturbimin e tepërt, por nga ana tjetër nuk ekziston as një sasi ideale ose e duhur.
Mund të masturbohemi sepse kërkojmë kënaqësinë, apo për shkak të një tensioni seksual, ose për argëtim, ose për të fjetur më mirë. E kam thënë shumë herë dhe po vendos linkun dhe këtu, që masturbimi i bën mirë shëndetit. Mos harroni që në maj është gjithashtu muaji i masturbimit.
Po, kur pra, kjo eksperiencë seksuale bëhet alarmante ?
* Kur përsoni është i obsesionuar nga ideja që nuk mund të ketë objektin e dëshirave ideale; dhe masturbimi kthehet si varësi ndaj një tjetër personi apo situate.
* Kur personi izolohet nga ana shoqërore ose zhvillon një paaftësi në raportet sociale sepse seksualiteti i tij bëhët në njëfarë mënyrë, peng i autoerotizmit.
* Kur me rritjen e shpeshtësisë, ulet kënaqësia e cila kërkohet, pa sukses, me ngulm, inat dhe padurim.
* Në këto raste duhet patjetër të drejtohemi te psikologu, një terapist apo një mjek përkatës. LOVE