Nëse ndonjëherë keni pasur akne, sigurisht se keni provuar t’i hiqni ato me ndihmën e pastës së dhëmbëve
Faktikisht ky është truk i vjetër, i cili është përcjell nga nënat te vajzat dhe gjithmonë ka qenë mënyrë e lehtë dhe e lirë për t’i larguar aknet.
Por a funksionon ende ky truk i kamotshëm? Përse vazhdojmë ta përdorim ende?
Epo, siç duket gjithçka varej nga një përbërës që atëherë gjendej në pastat e dhëmbëve
Joshua Zeichner, drejtor i dermatologjisë, ka treguar se truku me pastë të dhëmbëve për heqjen e akneve funksiononte atëherë për shkak të një përbërësi të quajtur triclosan.
Triclosani përdorej për të ndihmuar në trajtimin e akneve sepse i vriste bakteret që i shkaktonin aknet, dhe rrjedhimisht e zvogëlonte inflamacionin.
Por tani, ditëve të sotme, thuajse asnjë pastë e dhëmbëve nuk përmban triclosan.