9 zakone që shumica i kanë, por janë të dëmshme

0
Gjigandi

Mezi e prisni një filxhan të nxehtë kafeje çdo mëngjes? Nuk rrini dot pa kokoshka sa herë që shihni një film?

Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë mund të jeni të sigurtë që nuk jeni vetëm. Ka një besim të përgjithshëm se duhen 21 ditë që të formohet një zakon, por Philippa Lally dhe kolegët e saj në University College në Londër treguan se duhen mesatarisht 66 ditë për ta kthyer një veprim në diçka që ju më pas e bëni pa pasur nevojë të mendoni për të.

Dhe heqja e një zakoni që tashmë është formuar mund të zgjasë shumë, por patjetër që ia vlen të keni parasysh se cilat nga zakonet tuaja janë të shëndetshme dhe cilat mund të jenë të dëmshme.

Mos i vendosni këmbët në kroskot të makinës

Pasagjerët duan të ulen ashtu si të ndihen më rehat. Në shumë filma, personazhet më të bukur shpesh filmohen duke i vendosur këmbët në pjesën e përparme të makinës.

RonaTyra

Realiteti është se ky pozicion është shumë i rrezikshëm. Mbajtja e këmbëve lart në nivelin e fytyrës do të thotë që fytyra juaj do të godasë gjunjët nëse makina papritmas frenon ose ndalon.
Përplasja mund të çojë në thyerje të eshtrave dhe një periudhë jashtëzakonisht të gjatë dhe të vështirë rimëkëmbjeje.

Mos i varni peshqirët e lagur dhe mos e mblidhni perden e dushit në njërën anë

Është pothuajse një lëvizje e pavullnetshme mbyllja e perdes pas bërjes së një dushi, të thaheni dhe ta varni peshqirin tuaj të lagur. Për fat të keq, ky është një zakon shumë johigjienik.
Bakteret lehtësisht mund të shumohen në rrudhat e lagura të peshqirit dhe myku mund të rritet në pëlhurat e dushit të mbledhur.

Mos pini kafe me stomakun bosh

Shumë prej nesh e fillojnë ditën duke shkuar në kuzhinë dhe duke bërë një filxhan kafe para se të bëjmë ndonjë gjë tjetër. Ky është një zakon shumë i përhapur në mbarë botën.

Ka vetëm një problem, shumica prej nesh pimë një filxhan kafe në një stomak bosh. Pavarësisht nga fakti se kafeja ka përfitimet e saj, ajo ka edhe disa efekte negative, po ashtu.

Një prej tyre është se nëse pini kafe me stomakun bosh, kjo mund t’ju shkaktojë probleme urthi dhe tretjeje.

Kur ju jeni të uritur dhe mendoni për ushqimin, stomaku juaj fillon të lëshojë acidin gastrik. Kur pini kafe, ajo ka të njëjtin efekt në stomakun tuaj. Kjo çon në lirimin e shumë acidi gastrik që mund të dëmtojë shtresën e brendshme të stomakut.
Specialistët rekomandojnë të pinë kafe vetëm pasi të hani mëngjes ose në mes të ditës.

Mos hani kokoshka

Kush nuk i do kokoshkat? Është një traditë tashmë të hash kokoshka ndërkohë që sheh një film, por në të vërtetë është një zakon mjaft i dëmshëm.

Dentistët thonë se kokoshka mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Grimcat e vogla të kokoshkave mbërthen mes dhëmbëve dhe janë shumë të vështira të hiqen, madje edhe me kujdes të rregullt

Mos e lini një shishe uji në makinë


Nëse posedoni një makinë, ekziston një probabilitet shumë i lartë që të mbani një shishe uji brenda makinës suaj.

Nëse ju mbani një shishe uji për hir të një emergjence që mund të keni ose thjesht sepse jeni duke u përpjekur të hidratoheni, kini parasysh se ky është një zakon tepër i rrezikshëm, sidomos në verë.

Problemi është se uji në shishe vepron si një lente dhe nëse rrezet e diellit arrijnë aty, veçanërisht nëse shishja është në një sipërfaqe të errët, ajo mund të shkaktojë një zjarr.

Mos i shtypni puçrrat

Kushdo që ka pasur ndonjëherë një shpërthim puçrrash, e njeh rregullin: mos e shtypni një puçërr. Një puçërr shfaqet kur një pore është bllokuar nga yndyra e tepërt. Këtu fillon procesi i inflamacionit. Kur trupi është i shëndetshëm, ai dërgon qeliza të bardha të gjakut për të luftuar bakteret e dëmshme.

Kjo është arsyeja pse kjo pjesë e lëkurës kthehet e kuqe. Kur ju shtypni një puçërr, anët e pores dëmtohen. Si rezultat, ajo bëhet edhe më e prekshme ndaj baktereve. Përveç kësaj, kur shtypni puçrrën, ju rrezikoni të infektoheni në qoftë se duart tuaja janë të pista.

Mos i bëni foto gjithçkaje me telefonin tuaj

Kjo këshillë mund të tingëllojë mjaft e çuditshme tani që ne i përdorim telefonat tanë për pothuajse çdo gjë që bëjmë, sidomos kur bëhet fjalë për bërjen e fotografive.

Megjithatë, rezultatet e studimit të Linda Henkel nga Universiteti i Fairfieldit kanë konstatuar se të përpjekurit të kapni gjithçka në foto, do t’ju bëjë të humbisni shumë detaje të rëndësishme.

Problemi është se kur bëni një foto, vëmendja juaj përqendrohet në vetë foton në vend të asaj që po bëni. Si rezultat, do të keni një foto ose një video të paharrueshme, por përshtypjet e vërteta do të jenë mjaft të zbehta.

Mos merrni vitamina me suplemente biologjikisht aktive

Shumë njerëz mendojnë se vitamina C mund t’i mbajë ata imunë nga të ftohtit ose që aditivët biologjikisht aktivë (BAAs) mund të zëvendësojnë plotësisht një plan trajtimi profesional. Por nëse kjo do të ishte e vërtetë, shumë praktika mjekësore do të kishin dështuar.

Nëse keni një dietë të ekuilibruar, është e pakuptimtë që ju të merrni edhe vitamina pasi që tashmë po e merrni sasinë e nevojshme të tyre nga ushqimi juaj. Aditivët biologjikisht aktivë përdoren si burim i substancave aktive nëse trupit tuaj i mungojnë.

Mos e vendosni një telefon që po karikohet nën jastëk

Një telefon në karikim nën një jastëk mund të rezultojë në një shpërthim zjarri. Problemi është se telefoni duke u karikuar mund të nxehet.

Kjo do të thotë se pajisja ose kordoni i ngarkuesit mund të marrë flakë. Nëse telefoni që po karikohet është nën jastëkun tuaj, rrezikoni të lëndoheni.

Përkundër faktit se modelet e reja të telefonave celularë janë përmirësuar, ende ekzistojnë telefona që mund të rrisin ndjeshëm temperaturën e përgjithshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu