9 vjeçari që dyshohet se vrau pesë anëtarët e familjes së tij

0
Gjigandi

Një djalë nëntë vjeç është ngarkuar me pesë akuza për vrasje të shkallës së parë, pas vdekjes së pesë anëtarëve të familjes së tij.

Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Qarkut në Woodford, SHBA, prokurorët thanë se Kyle Alwood nga Illinois i kishte vënë me qëllim flakën shtëpisë ku jetonte familja, duke rezultuar në vdekjen e shumicës së familjes së tij të ngushtë.

Raportohet se Alwood ishte në lot ndërsa u shoqërua në sallën e gjyqit nga gjyshi i tij, transmeton Gazeta Express. Zjarri në shtëpi la të vdekur vëllain dhe motrën e Alwood, Ariel një vjeç dhe Daemeon dy vjeç – si dhe kushëririn e tij dy vjeç, Rose Alwood.

Prokurorët thanë se shumica e viktimave ishin në gjumë kur shtëpia mori flakë në prill të këtij viti. Siç raportohet nga CBS News, nëna e Alwood, Katrina Alwood, kishte qenë në shtëpi gjatë kohës së zjarrit por ia kishte dalë të shpëtonte.

Katrina tha për CBS News: “Qëndrova te dritarja dhe u thashë fëmijëve të mi se më vjen keq që nuk mund t’i shpëtoja, mami ishte këtu dhe unë i doja ata. E dini, kështu, të paktën shpresoj se ata e dëgjuan këtë. I thashë Jasonit se e dua… Dhe më pas diçka më tha se ata kishin shkuar. Nuk e di se çfarë është më keq. Ta dëgjoja atë (Jasonin) duke bërtitur apo kur ndaloi”.

RonaTyra

Edhe pse Katrina beson se djali i saj duhet të ndëshkohet për krimet e supozuara, ajo gjithashtu tha se familja ka vuajtur mjaft dhe djali i saj meriton edhe një shans të dytë.

Sipas CBS News, Katrina tha: “Të gjithë po e shikojnë atë sikur të ishte një lloj përbindëshi, por nuk është. Njerëzit bëjnë gabime. Po, ishte një tragjedi e tmerrshme, por kjo nuk do të thotë se duhet t’ia rrënojmë jetën”.

Katrina tha se Alwood kohët e fundit u diagnostikua me një lloj skizofrenie, çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe çrregullim bipolar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu