Me shumë mundësi, gjatë jetës suaj profesionale, do të jeni ndeshur apo keni takuar një person “problematik”, gati psikopat, të cilin nuk e keni kuptuar se është i tillë. Ai mund të jetë një shitës i suksesshëm në botën e biznesit, apo një drejtues kompanie…
Më poshtë janë pesë tregues të sigurt se keni të bëni me një individ të tillë.
1. Ata kanë natyrë të pëlqyeshme (në fillim)
Drejtuesit psikopatë nuk duken të tmerrshëm, të paktën jo që në fillim. Në vend të kësaj ata zakonisht pëlqehen shumë. Janë të aftë në biseda të shkurtra dhe duken se e dinë se cila është gjëja më e mirë për të thënë. Historitë e tyre janë gjithnjë të çuditshme por të besueshme. Ata e portretizojnë gjithnjë veten në një kënd pozitiv. Ata përdorin gjithnjë lajka dhe komplimente për të fituar besimin e të tjerëve. Zakonisht, në fund të bisedës me një drejtues psikopat, njerëzit largohen me një ndjesi pozitive.
2. Atyre u mungon ndjeshmëria
Zakonisht drejtuesit psikopatë nuk kujdesen për të tjerët, duke përfshirë këtu edhe familjet e tyre. Kur i bëjnë keq dikujt, nuk ndiejnë aspak dhimbje. Ata janë të mpirë kundrejt dhimbjes së një personi tjetër. Ata mund të thonë apo të bëjnë gjëra që janë shumë të dëmshme për të tjerët, pa iu dridhur qerpiku. Nëse dikush përpiqet të diskutojë fyerjet e lëndimet me një psikopat, me shumë gjasa ata nuk do të marrin asnjë përgjegjësi, gjë që mund ta bëjë sjelljen e tyre toksike.
3. Ata shfrytëzojnë emocionet e të tjerëve
Drejtuesit psikopatë janë të aftë të kuptojnë emocionet e njerëzve të tjerë në një nivel intelektual dhe i përdorin ato në favorin e tyre. Ata përdorin ndjesinë e fajit dhe lajkat për të manipuluar të tjerët, për të bërë gjëra që normalisht nuk do t’i bënin.
Ata përpiqen të fitojnë simpatinë e të tjerëve. Njerëz të tillë hiqen si viktima në mënyrë që të tjerët t’i ndihmojnë apo të kujdesen për ta.
4. Ata nuk kanë ndërgjegje
Njerëz të tillë gënjejnë, mashtrojnë dhe vjedhin pa e menduar dy herë. Kur ata përballen për sjelljen e tyre, ata ofrojë një listë të gjatë me justifikime. Ata mohojnë çdo gjë të keqe që kanë bërë dhe shpesh shkojnë deri aty sa të thonë që dikush e meritonte këtë sjellje prej tyre.
Drejtuesve psikopatë nuk u bën vonë se për të ecur përpara duhet të trajtojnë punonjësit keq. Ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të arritur synimet e tyre dhe nuk do të ndihen kurrë keq për dëmet që u sjellja e tyre u ka shkaktuar të tjerëve.
5. Ata kanë një vlerësim madhështor për veten
Pikërisht si narcistë, drejtuesit psikopatë mendojnë që rregullat e zakonshme nuk janë për ta. Ata mendojnë se janë më inteligjentë se të tjerët dhe se mund t’ia hedhin paq sa herë që duan.
Drejtuesit psikopatë kanë një ndjenjë të ekzagjeruar të rëndësisë që kanë dhe besojnë vërtet se janë më të mirët. Ata mendojnë më shumë për atë që duan të arrijnë se sa për mënyrën se si do ta arrijnë këtë gjë.