Familja mbretërore ka një listë të madhe të rregullave që duhet të merren parasysh kur një prej anëtarëve të saj niset për në një udhëtim. Këto rregulla zbatohen për valixhet, ushqimet, gjërat që duhet të marrin me vete, etj. Disa nga këto detyrime duken absurde, por arsyet që qëndrojnë pas tyre janë vërtetë të qarta dhe logjike.
Më poshtë do të mund të lexoni një listë me rregulla të çuditshme, por të rëndësishme, me të cilat përballen anëtarët e familjes mbretërore kur nisen në një udhëtim:
Udhëtimet e tyre janë të shkurtra dhe të mërzitshme
Princat, dukeshat, madje edhe Mbretëresha nuk mund të ëndërrojnë udhëtime plot shëtitje dhe kafe si çdo person tjetër. Sigurisht, ata mund të vizitojnë çdo vend të botës, mos t’ju vijë keq. Mirëpo, shumicën e kohës, anëtarët e familjes mbretërore, e kalojnë ditën në mbledhje dhe çdo minutë e tyre është e planifikuar.
Ata duhet të kenë veshje identike
Asistentja dhe stilistja personale e Mbretëreshës, Angela Kelly merr gjithnjë 2 veshje identike për Elizabeth II. Kjo ndodh, sepse Mbretëresha, duhet të duket gjithmonë e pastër dhe në rast se ndodh diçka e papritur, ajo shpejt duhet ta ndërrojë veshjen pa u vënë re nga të tjerët.
Ata gjithashtu duhet të kenë një kostum të zi
Monarkët duhet të kenë gjithmonë një kostum të zi në valixhen e tyre. Nuk është për raste zyrtare, është një veshje e veçantë në rast se ndonjë nga të afërmit ose miqtë e tyre, ndërrojnë jetë teksa familja mbrëtërore është jashtë vendit. Në këtë mënyrë, ata kur të kthehen duhet të vishen me të zeza. Ky rregull u zbatua pasi babai i Elizabeth II vdiq në 1952, ndërsa ajo ishte në Afrikë. Kur u kthye në shtëpi, asaj iu desh të priste një kostum të zi për të mbërritur teksa ishte brenda avionit.
Ata duhet të kenë një rezervë me gjakun e tyre
Ne besojmë se kjo është gjëja më e pazakontë që mund të gjendet në valixhen e një anëtari të familjes mbretërore. Por sipas protokollit, ata duhet të marrin me vete një rezervë gjaku në rast emergjence. Për më tepër, a duhet të jetë një mjek i pranishëm për të kryer transfuzionin e gjakut? Kështu që një mjek personal udhëton gjithmonë me anëtarët e familjes mbretërore.
Ata duhet të dinë të përshëndesin njerëzit në të gjitha gjuhët e botës
Duke qenë përfaqësues të monarkisë britanike, anëtarët e familjes duhet të mësojnë se si t’i përshëndesin njerëzit në gjuhë të shumta. Ata gjithashtu duhet të dinë dhe të jenë në gjendje të demonstrojnë rregullat e mirësjelljes së vendit që ata do të vizitojnë. Ata gjithmonë kanë asistentët e tyre që i përgatisin për një udhëtim të rëndësishëm.