34- vjeçarja nga Librazhdi vdiq prej COVID-19, familjarët: U infektua në spital, nuk ishte e intubuar

0
Gjigandi

Në studion e emisionit me “ Zemër të Hapur” u trajtua ngjarja tragjike e familjes Kushta, e cila ditë më parë humbi njeriun më të rëndësishëm të familjes.

Vajzën 34-vjeçare, e cila pati një jetë të mbushur plot vuajtje dhe dhimbje.

Në vitin 2009 kjo familje do të humbte edhe një pjestar tjetër të shtrenjtë, nënën, e cila për shkak të një sëmundje të rëndë ndërroi jetë.

34-vjeçarja ishte çuar nga familjarët për shkak të diabetit në spitalin e Librazhdit, nga ku nga aty u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Qëndroi aty prej dy ditësh, por gjendja e saj u rëndua dhe mjekët e nisën për në spitalin e Tiranës. Pas disa ditë mjekimi intensiv familjarët e viktimës nuk ishin në dijeni se 34-vjeçarja ishte infektuar nga covid- 19, u njoftuan vetëm tre ditë më pare se e ndjera të ndërronte jetë.

RonaTyra

Njëri prej vëllezërve shprehet se vetëm pak orë para se motra të ndërronte jetë kishte shkuar në ambientet e spitalit infektiv nga ku kërkoi të dinte gjëndjen e të ndjerës.

”Ne jemi nga fshati Qukës i Librazhdit, jemi tre motra dhe tre vëllezër, ndërsa mamin e kemi humbur në gusht të vitit 2009 nga një sëmundje e rëndë. Ne jemi të martuar. Vetëm motra që humbi jetën jetonte me babin. Kemi punuar në emigracion, ndërsa babi në ndërtim. Motra jetonte me babin . E çuam në spital të Librazhdit, pastaj e trasferuan në spitalin e Elbasanit. Ata na nisën për Tiranë pas dy ditësh. Pastaj për në Tiranë e shoqëruam ne të tre si vëllezer. Ndënji në Tiranë 13- ditë. Në fillim ishte mirë, flisnim në telefon madje deri një ditë më parë, orën 11 të drekës ne kemi folur me të. Me zor fliste vetëm një ditë para. Ne vetëm ditët e fundit na njoftuan se kishte virus. Ajo nuk kishte virus kur ishte në spital të Elbasanit. Ka pasur shumë të vjella, ka pas bërë dhe dialize. Tek ditët e fundit nuk kishte temperaturë.

Sot në mëngjes shkuam unë edhe vëllai për të pyetur si ishte dhe na thanë se ka ndërruar jetë. E kishin çuar tek morgu, shkuam e morëm. Sot e varrosëm pa praninë e askujt sepse nuk lejohet. Erdhën disa të Bashkisë për të na dezinfektuar ambientin. Motra jonë u varros pa praninë e njerëzve. Ajo është infektuar në spital, sepse ishte në reanimacion pastaj e kaluan tek Infektivi. Ne nuk kemi shenja te Covid, madje nuk na kanë ardhur as të na bëjnë tamponin. Motra jonë u infektua në spital.Në moshën 15-vjec i ka filluar diabeti, e patëm çuar në Elbasan për vizitë, edhe aty doli me diabet. Motra bënte insulinë tre herë në ditë. iu enjtën këmbët një ditë edhe e çuam në spital sepse filloi me të vjella. Mirpo motra nuk mbante as perizin për diabetin. Ajo ishte nje tip që prekej shumë. Unë kam pasur ndienjë më shumë, edhe kam pasur një marrëdhënie të mirë. Më ka ikur gjysma e shtëpisë, motra ime ishte gjysma e shtepisë.

Une nuk kam asgje per te thene lidhur me spitalin e Elbasanit na kane sherbyer shume, na kane ndihmuar shume. Por gjithe brengen e kam me spitalin e Tiranes aty te infektivi nese edhe rojes te dera nuk do ti jepje leke nuk te kthente askush nje pergjigje, une shkoja cdo dite te pyesja per motren ,madje mediat e kane nxjerre qe ajo kishte disa dite e intubuar, nuk eshte e vertete une kam biseduar me motren nje dite me pare se te nderronte jete deri ne oren 12 te drekes, edhe fjalet e fundit te saj ishin qe nuk mundem me te flas, nuk mundem me te pergjigjem, nuk eshte e vertete qe ajo ka qene e intubuar , madje dializa i eshte bere ato dite qe ajo u trasferua te spitali Infektivit. Une nje moment e pyeta se a kishte nevoje per te ngrene apo per te pire ajo me pati thene se duhet ti therrasesh mjeket edhe infermieret gati 100 here qe mund te te vijne nje here. Nuk kishte sherbim, une u detyrova nje moment ti thoshja njerit prej mjekeve qe nuk kam me asnje leke vecse 25 mij leke te vjetra ne portofol. Motra ime nuk ishte me virus, ishte me diabet, dhe u infektua ne spital.”- tha vëllai i 34- vjeçares

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu