3 mënyrat më të këqija për t’i dhënë fund një marrëdhënieje

0
Gjigandi

Fundi i një marrëdhënieje nuk është i lehtë, vetëm duke menduar se si t’i tregosh personit tjetër me të cilin ke ndarë kohën dhe momentet e bukura, dhënia fund asaj nuk është diçka e thjeshtë.

Ndërsa nuk ka udhëzime për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, ka disa metoda që nuk duhet t’i përdorni, sepse:

Ju jeni tashmë një person i pjekur.

Personi tjetër meriton një shpjegim.

Është më mirë që çdo gjë të jetë e qartë që nga fillimi.

RonaTyra

Mënyrat që nuk duhen përdorur për t’i dhënë fund një marrëdhënieje:

Mesazhet me tekst:

Ne e dimë se WhatsApp ka revolucionarizuar botën, por është mënyra më e keqe për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, sepse përmes mesazheve nuk do të jeni në gjendje t’i shpjegoni personit tjetër arsyet pse doni t’i jepni fund kësaj marrëdhënie. Gjithashtu, nuk jeni 10 vjeç dhe jeni gjoja i pjekur, prandaj nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të përballeni me të.

Zhdukeni:

Ne të gjithë duam të zhdukemi në një moment të caktuar të jetës, por nëse keni pasur ndonjëherë një vlerësim për atë person, ju nuk duhet ta bëni atë. Para se të jepni një shpjegim ballë për ballë, kujtoni kohët e mira që keni kaluar së bashku.

Të mos thoni të vërtetën:

Frazat e famshme “Nuk është për fajin tuaj, ëhstë për fajin tim” ose “Kemi nevojë për një pushim” nuk do t’ju ndihmojnë të përballeni me të vërtetën, merrni guximin dhe flisni në lidhje me ndjenjat për këtë person.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu