2Ton shumë shpejt do të publikojë këngën e tij të re.
2Ton është njëri prej artistëve më aktiv gjatë këtyre muajve të fundit, ku edhe gjatë kohës së karantinës nuk kanë munguar video-klipet.
Tani reperi shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar dha një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij, kur tregoi se kënga e re publikohet javën që vjen.
Në një foto të publikuar në Instastory, 2Ton shkruan ‘Kënga e re publikohet javën tjetër”, ai bëri të ditur se projekti është punuar nga producenti Rzon.