Leo Messi votohet si lojtari i dytë më i mirë i Barcelonës nga fansat

0
Gjigandi

Lionel Messi ka përfunduar i dyti në sondazhin e “Marca” për lojtarët në fund të sezonit, teksa Antoine Griezmann ka përfunduar i 18-ti nga 22 futbollistët e skuadrës së parë.

Messi shënoi 28 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por prapë nuk mjaftoi për t’ia fituar titullin blaugranëve.

Pasi Real Madridi u shpall kampion, “Marca” publikoi rezultatet e sondazhit të përvjetshëm, ku janë përfshirë 22 lojtarët e skuadrës së parë të renditur në bazë të votave.

Messi zakonisht kryeson, por kësaj radhe doli i dyti, pas portierit Marc-Andre ter Stegen, të cilin “Marca” e emëroi si performuesin më të mirë të klubit këtë fushatë.

Antoine Griezmann përfundoi i 18-ti, teksa të rinjtë Ansu Fati dhe Riqui Puig, përfunduan në vendin e tretë dhe të katërt. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu