15 mijë euro për të shkuar në Angli, kapen shqiptarët/ Ja emrat – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një operacion ndërkombëtar i policisë belge ka shkatërruar një rrjet trafikantësh shqiptarë të cilët dërgonin në Britaninë e Madhe klandestinë përmes Belgjikës.
Policia në Belgjikë, Britani dhe Gjermani ka arrestuar 15 persona si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti shqiptar të trafikut të klandestineve.

Policia federale belge ditën e sotme bëri me dije se gjatë një kontrolli në një hotel në qytetin portual të Gentit u gjetën 37 shqiptarë që mendohet se po prisnin të kalonin në Britani.
Udhëheqësi i dyshuar i këtij rrjeti, një shqiptar 29-vjeçar u arrestua nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore në rajonin e Gentit.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në Britani të Madhe Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç, të cilët akuzohen se drejtonin rrjetin e trafikantëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk bëhet me dije ende identiteti i të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani.
Emigrantët, kryesisht shqiptarë, do të paguanin deri në 15,000 euro për grupin pasi të mbërrinin në destinacionin e kërkuar. Trafikantët përdornin hotelin në Ghent si ndalesë për emigrantët të cilët më pas do të fshiheshin në kamionë e do të transportoheshin në Britani.
Pjesa më e madhe e trafikut evropian të transportit rrugor për në Britani, kalon nëpër Belgjikë, dhe emigrantët pa dokumente shpesh përpiqen të fshihen në kamionët të cilët ndodhen të parkuar buzë rrugës.
Kamionistët nganjëherë nuk e kuptojnë se në kamionët e tyre gjenden të fshehur emigrantë por ka edhe shumë raste që trafikantët bashkëpunojnë me shoferët që lëvizin në drejtim të Britanisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu