Kur prisni me padurim të rriteni në detyrë, është shumë e lehtë të harroni ato që duhet të bëni për ta arritur këtë gjë. Shpesh punonjësit humbasin në atë që janë duke bërë dhe harrojnë që puna e përditshme, detajet e vogla që nuk u kushtojnë rëndësi, por që nuk ju lejojnë të ngjisin shkallët e karrierës.
Ja 11 arsyet që ju jeni duke bërë gabim që nuk ju lejojnë të rriteni në detyrë.
Jeni duke injoruar rregullat thelbësore të biznesit. Çdo kompani ka rregullat, zakonet dhe udhëzimet e veta. Ju duhet t’i ndiqni ato rregulla me rigorozitet.
Jeni thjeshtë duke bërë punën tuaj. Flisni me shefat tuaj dhe bëjini të ditur suksesin e punës tuaj si dhe kërkoni mbështetjen e tyre për projektet që keni. Kështu, ju i jepni shefave tuaj dëshmi se ato mund të mbështeten tek ju.
Jeni duke përdorur një fjalor të varfër dhe plot gabime. Pasuroni fjalorin dhe rregulloni drejtshkrimin tuaj për të qenë sa më të rregullt.
Nuk kërkoni këshilla. Kurioziteti dhe ambicia juaj do të tregojë edhe zellin tuaj për të punuar dhe me këshillat konkrete mund ti arrini më shpejtë sukseset.
Nuk shoqëroheni kurrë me ekipin tuaj të punës. Nëse kolegët janë duke shijuar një drekë apo pije jashtë bashkojuni dhe ju. Konsiderojeni këtë një kohë të mirë për të mësuar më shumë rreth biznesit dhe kolegëve.
Jeni duke punuar shumë, edhe jashtë orarit, por jo në mënyrë të zgjuar. Pyesni shefat, kolegët për një mënyrë më efektive të zgjidhjes së punëve dhe problemeve.
Nuk mësoni asnjëherë asgjë të re. Kompanitë duan persona që janë në gjendje të thithin ide të reja, inovative dhe më efektive në punë.
Mendoni se nuk duhet të ndryshoni.
Ankoheni shumë. Qëndrimi pozitiv duhet t’ju shoqërojë kudo dhe duhet të jetë një mesazh për të gjithë.
Nuk jeni duke i kushtuar vëmendje të gjithë kolegëve në kompani. Kushtojini vëmendje dhe respekt të gjithë kolegëve duke filluar që nga sanitaret, recepsionistet dhe shefat.
Nuk kërkoni rritje në detyrë. Zhvilloni takime dhe tregojuni performancën tuaj në punë për të kërkuar rritje në detyrë dhe përgjegjësi.