Reperi amerikan Nick Blixky u qëllua për vdekje sot në Nju Jork, ka bërë të ditur policia lokale.
21-vjeçari Nickalus Thompson, u gjet i plagosur nga armë zjarri përpara një ndërtese në lagjen Prospect Lefferts Gardens të Brooklyn rreth orës 21:30 sipas kohës lokale. Ai u dërgua në Spitalin e Qarkut Kings, ku u shpall i vdekur.
Nick Blixky vendosi të ndiqte një karrierë në muzikën e zhanrit hip-hop kur fansat u përgjigjën pozitivisht në videot e tij të publikuara më herët në YouTube.
Policia nuk ka bërë asnjë arrestim në lidhje me rastin, transmeton AP.