​Ndërrohet lokacioni i protestës së nesërme të estradës

0
Gjigandi

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se protesta e nesërme, e thirrur për në orën 11.00 para Ministrisë së Shëndetësisë, tash do të mbahet tek objekti i Qeverisë së Kosovës në po të njëjtën kohë.

Protesta e pronarëve të restoranteve dhe estradës mbahet në shenjë pakënaqësie për shkak të mos lejimit të mbajtjes së dasmave si pjesë e masave anti-COVID-19, të cilat ditëve të fundit janë rikthyer në nivel vendi.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja dhe 25 të shëruar.

Tahiri thotë se ndërrimi i lokacionit të protestës është për shkak të interesimit të qytetarëve dhe bizneseve.

“Ata që do të dalin të na përkrahin, faleminderit! Ata që nuk e shohin te arsyeshme të dalin, prapë faleminderit! Por, kjo do të jetë protesta e parë dhe e fundit nga ana ime për ngritjen e zërit për estradën, sepse edhe nuk i kisha kompetencat, megjithatë e pamë që nuk reagoi askush në ditët e para në mbrojtje të punës tonë, dhe u desh të reagoj! Pra, tani e kemi të qartë se a i hapin apo nuk i hapin mbrëmjet, nuk e kam problem, problem e kisha që mos të injorohemi dhe të diskriminohemi si kategori e artistëve! Pa dyshim do t’i respektoj vendimet e qeverisë”, shkruan Tahiri ndër të tjera në Facebook.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu