​104 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri dhe 5 të vdekur

0
Gjigandi

Gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Shqipëri kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë shënuar 104 raste të reja me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se janë shëruar edhe 85 persona.

Ky është njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

Krahas rasteve të reja të identifikuara nga epidemiologët në terren, vijon të ketë shtrime të reja në dy spitalet Covid dhe humbje jete.

Ndaj i drejtohemi qytetarëve me një lutje, të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura për të minimizuar përhapjen e infeksionit, për të shmangur shtrimet në spital dhe për rrjedhojë edhe humbjet e jetës.

RonaTyra

Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos.

Ministria e shëndetësisë i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)

Testime totale 37875

Raste pozitive 4570

Raste të shëruara 2608

Raste Aktive 1834

Humbje jete 128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 962

Durrës 209

Shkodër 196

Vlorë 97

Lezhë 83

Korçë 66

Fier 58

Elbasan 49

Kukës 43

Berat 31

Gjirokastër 20

Dibër20

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu