Zyrtari i KOK-ut: Kur Saviçeviqi i shënoi ‘një gol’ të papritur Kosovës, ja çfarë ndodhi pastaj

0
Gjigandi

Kushtrim Krasniqi, zyrtar i Komitetit Olimpik të Kosovës, kujton momentet e 3 majit të vitit 2016 në Budapest , madje kur Saviçeviqi (kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi) i shënoi ‘një gol’ të papritur Kosovës, ja çfarë ndodhi pastaj.

“Procesi i pranimit të Kosovës në UEFA i ngjante një finale maratonike, ku përfaqësuesi i Zvicrës dhe Dejan Saviçeviq (kryetar i FFMZ) me fjalimet e tyre na shënuan “një gol” të papritur, ndërsa barazuam në sekondat e fundit me heroin Alasdair Bell, “supergoli” i të cilit vendosi që dilema e çështjes “Kosova në UEFA” të jepet në “penallti”!

Bellit duhet t’i jemi përherë mirënjohës, që nuk e la të shkoj huq kontributi i madh dhe i heshtur i legjendës, Fadil Vokrri”, shkruan Krasniqi.

Momente që nuk harrohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu