Mbajti simbolin “Z” të ushtrisë ruse në podium, dënim i rëndë për gjimnastin

0
Mbajti simbolin “Z” të ushtrisë ruse në podium, dënim i rëndë për gjimnastin
Gjigandi

Gjimnasti 20-vjeçar rus Ivan Kuliak, që u bë i njohur për mbajtjen e simbolit “Z” të ushtrisë ruse gjatë pushtimit të Ukrainë, është pezulluar me një vit nga të gjitha eventet. Ngjarja e shëmtuar ndodhi në mars të këtij viti, gjatë një turneu në Katar.

Kuliak mori medaljen e bronzit dhe në podium u ngjit duke mbajtur simbolin “Z” në gjoks. Ndërkohë që, medaljen e artë në atë garë e mori një gjimnast ukrainas. Përveç pezullimit, gjimnasti rus humbi edhe medaljen e bronzit.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës nisi një hetim për atë ngjarje dhe mori një vendim disiplinor karshi të riut rus. Kuliak ka 21 ditë kohë për të apeluar këtë dënim.

Gjimnasti do të kthejë pas shpërblimin e marrë për atë medalje si dhe shpenzimet e gjyqit (2500 franca zvicerane në total).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu