Zhvatje me metoda mafioze, lirohet Miccoli: Kam bërë gabime, një ditë brenda në burg është e pafund.

0
Zhvatje me metoda mafioze, lirohet Miccoli: Kam bërë gabime, një ditë brenda në burg është e pafund.
Gjigandi

Fabrizio Miccoli fitoi lirinë më 13 maj, pas 6 muajsh burgim. Gjykata e mbikqyrjes së Venecias (ish-kapiteni i Palermos u izolua në burgun e Rovigos), në fakt e liroi me kusht. Ish-futbollisti i Juventusit, kombëtares së Italisë, por me një përvojë si trajner edhe te Dinamo e Tiranës, u dënua përfundimisht me 3 vite e 3 muaj burg për akuzën e zhvatjes me metoda mafioze.

Dhe ka ardhur koha që ai të bëjë një bilanc e “mea culpa”. Ish-sulmuesi i Leçes, Palermos, Juves dhe kombëtares axurre ka postuar një letër të gjatë, me të cilën ka thyer heshtjen. Këto janë fjalët e tij: “12 vite më parë bëra një gabim të madh. Një nga ato gabime që të ndryshojnë jetën.

Kisha gjithçka. Isha kapiten i Palermos, bëja punën që kisha ëndërruar të bëja që kur isha fëmijë. Njerëzit e Palermos më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Në këto 12 vite të gjata gjithmonë kam preferuar heshtjen. Kam lexuar gjithçka, por nuk jam përgjigjur kurrë.

Kur je futbollist në Serie A ke shumë vëmendje. Shumë njerëz duan një copë nga ti. Të njohin shumë, por ti nuk njeh askënd. Ti nuk e di kujt mund t’i besosh. Në realitet kam bërë më shumë se një gabim. Gabimi i parë i madh ishte se gjithmonë kam qenë i disponueshëm për të gjithë.

Ata që jetuan në Palermo në ato vite., e di. Gabimi i dytë ishte përdorimi i fjalëve të gabuara, fjalë që nuk i kam menduar dhe nuk do t’i mendoj kurrë (si në përgjimin, në të cilin shprehet me terma të egër për Giovanni Falcone). Shpesh kur je në majë ndihesh i pamposhtur., por përkundrazi je vetëm njeri.

RonaTyra

Kam kërkuar falje para disa kohësh, – vazhdon Miccoli në letrën e tij, – për ato fjalë dhe e bëj përsëri. Vitin e kaluar erdhi dënimi. Fjali që nuk po i ndaj me ju sepse u ndjeva i largët, jam larg asaj bote, por dënimin e respektova duke u paraqitur spontanisht të nesërmen në një burg të sigurisë maksimale.

Përsëri veprova me bindjen time për ta kryer dënimin me burg dhe jo mënyra alternative. Një ditë aty në burg më dukej pafund, 6-7 muaj ishin një përjetësi. Kam vuajtur dukshëm në këto 12 vite, çdo ditë, duke e parë veten të afrohet me diçka që nuk jam dhe që nuk më përket mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu