Bare luftarak te Malaga

0
Gjigandi

Keidi Bare si zakonisht ka qenë titullar te Malaga edhe në dy ndeshjet e para që ka zhvilluar skuadra andaluziane në Segunda Division menjëherë pas rikthimit të futbollit pas pandemisë. Gjithsesi në sfidën e të hënës ndaj Tenerifes mesfushori i kombëtares shqiptare arriti të linte shenjë por në aspektin negativ.

Bare i cili njihet për temperamentin e tij luftarak në harkun e pak minutave nga e 40-ta në të 44-ën e pjesës së parë mori dy kartona të verdhë për dy ndërhyrje të gabuara dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Bare me gjestet tij ja bëri më të vështira gjërat Malagas në këtë sfidë që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola.

Tashmë Bare do të mungojë në takimin e ardhshëm të cilin Malaga do ta ketë ndaj Extramadurës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu