Italia i kthehet fitoreve. Gjermania dhe Anglia barazim

0
Italia i kthehet fitoreve. Gjermania dhe Anglia barazim
Gjigandi

Italia i kthehet më në fund fitoreve.

Ndërkohë është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve mes Gjermanisë dhe Anglisë e luajtur në “Allianz Stadium”.

Golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa Hofman realizoi për gjermanët, ndërsa barazoi Kane. Ekipet ndajnë nga një pikë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Italia i ka dhënë fund serisë së 6 ndeshjeve zyrtare radhazi pa fitore, duke marrë më në fund një sukses në Ligën e Kombeve përballë Hungarisë.

Skuadra e Mançinit ka fituar 2-1 përballë Hungarisë në një sfidë të cilën e ka dominuar dhe ku ka gjetur pak nga shkëlqimi i lojës së saj.

RonaTyra

Golat e Barela dhe Pelegrinit bënë më të thjeshtë ndeshjen e italianëve, të cilët u ndëshkuan vetëm nga një autogol i Mançinit. Kështu, ata marrin kreun e grupit me 4 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu