Zhupa: Veliaj fillon betonizimin e Parkut të Liqenit, godina 9-katëshe do ndërtohet nga vajza e familjes Rama

0
Gjigandi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se ka nisur fazën parë e betonizimit të zonës së Parkut të Liqenit, me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! 

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se firma fituese për të realizuar këtë ndërtesë është 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

Sipas saj, ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj.

Postimi i plotë

”Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT, me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

RonaTyra

E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet garda e republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.

Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu