Policia e Tiranës po punon për gjetjen e dy personave të tjerë që janë denoncuar të zhdukur në orët e fundit.
Një prej tyre është një e mitur 14 vjeçare që është larguar nga banesa dhe babai ka denoncuar në Komisariat zhdukjen e saj. Ndërkohë një vajzë e re ka kërkuar ndihmë që t’i gjejnë bashkëshortin 33-vjeçar.
Njoftimi nga Policia Tiranë
Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.