Zëdhënësi i klubit më të suksesshëm shqiptar Shkëndija nga Tetova, Faton Zylbehari, njëherësh zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, tha se gazeta “Bota sot” ka bërë dhe po bën një punë të madhe dhe profesionale.
“25 vite apo çerek shekulli gazetari profesionale, shërbim informativ objektiv për publikun, hapësira promovimi për shumë individë e kolektive detyrimisht na obligojmë të themi një të lumtë të madhe dhe mirënjohje maksimale për stafin dhe gjithë gazetarët e të punësuarit e ‘Bota sot’.
Uroj të vazhdoni me këtë ritëm dhe përvjetorët që pasojnë të shoqërohen me të tjera suksese. Urime”, uron Zylbehari, një punëtor i palodhshëm.