Bologna përgatitet për Juventus-in, 21-vjeçari sfidon CR7

0
Gjigandi

Seria A do të rifillojë këtë fundjavë dhe Bolgona do të ketë një ndeshje pothuajse të pamundur, të paktën në letër.

Në Dall’Ara, në fakt, do të paraqitet Juventus-i. Gjithsesi, mbrojtësi i kuqebluve Takehiro Tomiyasu ka bërë të ditur se është gati për të sfiduar bardhezinjtë dhe Cristiano Ronaldo-n.

“Pres me padurim të luaj kundër Juventus-it. Bardhezinjtë janë skuadra më e fortë e kampionatit, ndalen pa pasur frikë, me agresivitet, duke luajtur si skuadër”, ka thënë 21-vjeçari për Gzzetta dello Sport.

“CR7? Ndoshta do ta kem përballë: është një nga më të fortët në botë, do të provojmë ta ndalim”.

“Pa publik do të jetë shumë e vështirë. Tifozët janë pjesë e lojës dhe do të na mungojnë. Duhet të mësohemi sa më shpejt të jetë e mundur, sepse nuk do të zgjasë shumë kjo periudhë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu