Zbulohet mashtrimi i madh që Michael Jackson i bëri botës

0
Gjigandi

Michael Jackson shokoi opinionin në vitin 1994 kur njoftoi se ishte martuar në fshehtësi me Lisa Marie Presley.

Asokohe sapo kishte përfunduar një proces gjyqësor lidhur me akuzat ndaj këngëtarit me abuzim me fëmijët, ndërsa shumëkush kishte thënë se arsyeja e kësaj martese ishte rregullim i imazhit publik të Mbretit të muzikës pop.

Sidoqoftë, në deklaratat e tyre, Michael dhe Lisa (që asokohe ishin 37 dhe 27 vjeç) deklaruan se lidhja e tyre ishte reale dhe se po përpiqeshin të kishin një fëmijë bashkë.

Martesa e tyre zgjati dy vite, ndërsa punonjësit në shtëpinë e Jackson thonë se e gjitha ishte mashtrim. Sandy Domz, e cila ka punuar si asistente administrative në rançin Neverland, ka thënë në dokumentarin e “Inside Edition” se nuk dukej si një lidhje natyrale e as si një miqësi.

“Michael mbante të brendshme dhe i hidhte ato në dysheme. Ato ishin edhe të spërkatura me parfum, në mënyrë që të dukej sikur Lisa Marie ka qenë në dhomën e gjumit”.

RonaTyra

 “Por, sa mbaj mend unë, ajo asnjëherë nuk ishte aty. Ajo ishte ose në ‘Rose Room’ ose flinte në dhomën e miqve”, ka treguar ajo.

Ndërsa ish-shërbyesi i këngëtarit, Adrian McManus, ka thënë se Jackson madje shkonte aq larg saqë vendoste gota të thyera pranë krevatit për të sugjeruar se ishte fjala për një pasion të egër mes tyre.

Duke dashur që ta bindnin botën se marrëdhënia e tyre ishte seksuale, Jackson dhe Lisa ishin shfaqur të zhveshur në videoklipin e këngës së vitit 1995, “You Are Not Alone”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu