Gjergj Cukali, nje personazh i njohur i botes se krimit ne Tiranë, u arrestua me bujë në 30 maj i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit. Ai u lirua pas tre muajsh, pasi prova kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je e tij në mjetin e vrasjes, u vlerësua si e papërdorshme nga gjykata. A2 ka publikuar një kopje të vendimit të lirimit, ku ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën se si policia lidhi emrin e tij me vrasjen. Dyshimet bien tek vërtetësia e gjurmës së ADN-së së Cukalit në “Mercedesin” e ekzekutorëve. Sipas gjykatës, policia ka pasur profil të Gjergj Cukalit në skedarët e saj që në vitin 2018, por nuk e kanë përdorur për krahasim, që do hante vetëm pak minuta kohë. Atij i është marrë kampion i ri pështyme pas arrestimit dhe konkluzioni se gjurma në bidon ishte lënë prej tij ka dalë me 2 muaj e gjysmë vonesë. “Shmangia e krahasimit të këtij materiali biologjik-pështymë, marrë personit nën hetim me datë 12.04.2018, me databazën e profileve të ADN-së, ngre dyshime serioze se rezultatet e analizave të kampionëve biologjikë nuk janë të sakta, por të manipuluara”, lexohet në vendim. Apeli shpjegon se nuk ka asnjë akt që të shpjegojë si u përfitua materiali gjenetik në bidon, pështymë, fije floku, apo djersë dhe as mënyra si është marrë. Pikërisht për këtë arsye, shprehet gjykata, provat e paraqitura jo vetëm që janë të papërdorshme, por ndoshta të rreme dhe pse jo, të falsifikuara. Apeli dyshon se kanë qenë vetë policët që mund të kenë vendosur në bidonin plastik mostrën e pështymës që iu mor të dyshuarit pas arrestimit. Gjykata vlerëson në shkelje të ligjit edhe kqyrjen e mjetit të vrasjes, jo në vendin ku u gjet, por në një garazh të mbyllur të Policisë Shkencore, pasi ishte transportuar aty me karroatrec.
Ballina Lajme Shqip Zbardhet vendimi, gjykata e Apelit: Policia manipuloi provat për Gjergj Cukalin! –...