“Reforma ka shumë armiq” Si përgjigjet Yuri Kim kur pyetet për emra të përveçëm

0
Gjigandi

Edhe pse jo me emra të përveçëm, ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se reforma në drejtësi ka shumë armiq.

Në intervistë për ‘Ilva Now’, Yuri Kim u pyet nëse punon ambasadorja me të tillë armiq të reformës. Kim ka dhënë një përgjigje diplomatike, duke u shprehur se punon me një gamë të gjerë njerëzish dhe se do të vijojë ta bëjë këtë.

Ilva Tare: Do të përpiqem edhe pse e di që diplomatikisht nuk mund të përgjigjeni, por a e dini se kush nuk e do?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka shumë që nuk e duan.

Ilva Tare: Dhe vazhdoni të punoni me ta?

RonaTyra

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka shumë që nuk e duan. Unë punoj me një gamë të gjerë njerëzish dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.

“Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh. Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet,” u shpreh Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu