Zbardhen detaje të reja nga gomonia në ujërat greke, si u njoftua policia – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i 1 ton drogë në Greqi, gomonia e nisur nga Shqipëria që destinacion final kishte Turqinë.

“Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorë 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg.
Menjëherë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar”, shkruajnë mediat greke.
Gjatë marrjes në pyetje shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore.
“Nga hetimi arritën në përfundimin se droga duhet të ishte fshehur diku në Sporadhes. Sot në mëngjes nisën kërkimin shpellë më shpellë dhe arritën të zbulonin drogën ne ishullin e vogël Piperi.
Ajo që po hetohet është fakti nëse kjo sasi është e gjitha ajo që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo një pjesë e saj dhe se si u fsheh në këtë zonë”, thuhet në shkrimin e “Protothema”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu