Zbardhen detaje mbi dosjen “Kokaina” Pire-Durrës, si ranë trafikantët në grackën e policisë greke dhe shqiptare – Lajmi i Fundit

0
10

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja mbi kapjen e 45 kg dhe 800 gram kokainë në Portin e Pireut, e cila do sillej në Durrës. Dy kontenierët që përmbanin lëndën narkotike janë pikasur nga policia greke, e cila ka komunikuar me palën shqiptare për të lejuar lëvizjen e lirshme të tyre, por duke i mbajtur nën kontroll.

Sipas policisë, më 14 shtator kontenierët kanë dalë nga dogana dhe janë imbarkuar në anije me destinacion Durrësion. Ato janë shkarkuar më 17 shtator dhe janë mbajtur nën vëzhgim nga pala shqiptare.
Ndërkohë, mediet greke shkruajnë se më 20 shtator tre persona i janë afruar një kontenieri në zonë e lirë të Portit të Durrësit dhe sapo kanë vënë re që po ndiqeshin, kanë tentuar të largohen. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar personat, por duke arritur të kapë vetëm njërin prej tyre, ndërsa dy të tjerët arritën t’ia mbathin.
Ka qenë CNN grek që ka hedhur dritë mbi dosjen “Kokaina”, ku ndër të tjera sqaron se policia shqiptare ka njoftuar palën greke më 24 shtator se në trafikimin e lëndës narkotike janë përfshirë katër persona dhe vijon hetimi për kapjen e tyre. Ndërkohë, kontenieri i dytë po mbahet nën vëzhgim në Portin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here