Zaev dha doreheqjen pas deshtimit te negociatave, ja kush e zevendeson – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Pas lajmeve të shumta që po qarkullojnë në mediat e huaja dhe lokale se kryeministri Zaev ka dhënë dorëheqjen nga zhgënjimi i madh për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se edhe me dorëheqjen e kryeministrit Zaev nuk do të bjerë qeveria. Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal thuhet se kryeministrin Zaev do ta zëvendësojë Ministri aktual i Brendshëm, Oliver Spasovski. Ky i fundit do ta udhëheqë Qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, konkretisht deri në fund të vitit të ardhshëm. Kryeministri Zaev ndodhet ende në Bruksel dhe sipas gjitha gjasave ai pasi të kthehet pritet ta njoftojë vendimin e tij përmes një konference për shtyp ku do t’iu drejtohet qytetarëve. Lajmin për dorëheqjen e Zaev e dha fillimisht agjencia italiane e lajmeve Ansa dhe më pas nisën aludimet. Ndërkohë Alsat shkruan se Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se Franca nuk është fajtore për mos marrjen e datës, por krimi dhe korrupsioni. “Vendimi i këtillë për mos marrjen e datës është dështim, por jo dështim i popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Është dështim i politikave të Zoran Zaevit dhe këtij pushtetit. Është politika, pa koncept, pa vizion me shumë krim, korrupsion, haram, mos punimi dhe mashtrim. Dhe patjetër të jemi vetëkritik dhe të pranohet se nuk ka datë për fillim të negociatave sepse nuk ka reforma, sepse populli jeton me vështirësi dhe nuk ka shtet tjetër ku krimi sundon me sistemin”, deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE. Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, tha se përveç LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, përgjegjësi për mos marrjen e datës kanë edhe partnerët e koalicionit qeveritar. “Ata zgjodhën krimin dhe korrupsionin në vend se të zgjedhin progresin, të drejtën dhe BE-në. Ata zgjodhën Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kriminelët e mëdhenj e të vegjël të tyre në vend që të zgjedhin progresin dhe ardhmërinë e rinisë. Arsyetimi i kryeministrit dikur që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sepse presim datë për bisedime u tregua sot që ka qenë i gabuar sepse sa më gjatë që ta kesh BDI-në brenda në Qeveri, veç se mund të bëhesh si ata dhe nuk mund që të reformosh sistemin e drejtësisë”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët. Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se zgjedhje të parakohshme parlamentare do të kërkojnë edhe në takimin me presidentin Stevo Pendarovski. “Nëse ata nuk kanë guxim që të japin dorëheqje dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, sigurisht që Lëvizja BESA do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucional dhe të gjitha mekanizmat e një demokracie evropiane, siç pretendojmë të jemi, duke shfrytëzuar edhe mekanizmin e protestës që të bëjmë presion për zgjedhjet e parakohshme”, pohoi Bilall Kasami, Lëvizja BESA. Opozita kërkon gjithashtu edhe formimin e qeverisë teknike, konform marrëveshjes së Përzhinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu