Përparim Rama flet për raportet me Lumir Abdixhikun

0
Përparim Rama flet për raportet me Lumir Abdixhikun
Gjigandi

Përparim Rama është pyetur për raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Rama fitoi komunën e Prishtinës duke garuar me LDK-në, por së fundi është përfolur se raportet mes tij dhe Abdixhikut nuk janë më të mirat.

Kështu është përgjigjur Rama për këto thashetheme.

“Mirë shumë. Shiqo ne i kemi raportet e mira, nuk kemi kurrfarë problemi. Nuk kemi pasur asnjë problem. Unë kam ashtu i qartë, i pastër në aspektin që unë do të merrem me kryeqytetin dhe atë do ta bëjë. Kam thënë që me politikë e LDK merret Lumiri, e unë me kryeqytet. Nuk kemi pasur asnjë problem”,

ka thënë ai.

RonaTyra

Tutje ai ka folur edhe për spekulimet se ishte përfolur që të garonte si anëtar i VV-së. Ai thotë se është kryetar i të gjithëve.

“Unë kam thënë se jam kryetar i të gjithëve. Kemi një koalicion. I kryeqyteti të Kosovës, edhe i shoh njerëzit në aspektin e qasjes së tyre profesionale në ndihmën për transformimin e kryeqytetit. Kemi njerëz profesional e punëtorë të mëdhenj që janë duke bërë çmos për transformimin e qyteti”,

përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu