Pak ditë më parë Arilena Ara festoi ditëlindjen e 22-të dhe vendosi të bëjë një festë në bregdet ku kishte të ftuar shumë emra të estradës.
Në këtë festë ishin artistë si Alban Skenderja, Flori Mumajesi dhe Xhensila Myrtezaj, e kjo e fundi ndaj disa fotografi nga kjo mbrëmje.
Me një kod veshjesh në të bardha, Xhensila dhe Arilena u shfaqen krah njëra tjetrës, elegante me stil dhe atraktive.
“Urime ditëlindjen yll”, ishte urimi i Xhensilës për Arilenën, ndërsa publikoj dhe një tjetër fotografi ku shiheshin gjithë të ftuarit së bashku.
Ndryshe, Xhensila po e shijon suksesin e këngës së re “Panorama” që e solli me këngëtarin Ardian Bujupi.