Xhelozia ndihet në ajër! Mes Arbanës dhe Xhemit u fut pak Orinda dhe ujërat “u trazuan”

0
Gjigandi

Prej vitesh, dy moderatoret Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë shoqet më të ngushta të njëra-tjetrës dhe këtë e di gjithkush!

Madje, shumë gabim bën çdokush që përpiqet të futet mes vajzave, pasi moderatoret do t’i nxjerrin “kthetrat”.

Tashmë që Arbana e ka të pamundur të shkojë me pushime për shkak të shtatzënisë, Xhemi po shijon disa ditë në jug me një tjetër mikeshë, Orinda Hutën.

Mirëpo, a është Arbana e qetë do thoni ju? Aspak!

Madje xhelozia ka nisur të ndjehet në komentet që ajo i bën vajzave në fotot e shumta në Instagram.

RonaTyra

Për t’i treguar se i mungon, Xhemi publikoi një foto me komardaren në formën e flamingos, të cilën e kishte përqafuar.

“Kur s’ke Arbanën”- ishin fjalët e moderatores krahas fotos.

Mirëpo, Arbana i ktheu komentin epik duke e treguar hapur që është bërë xheloze për vajzat!

“Ose Orindën”- shkruan ajo, duke i bashkëngjitur emojin e një djalli të inatosur, koment që i ka bërë të qeshin vajzat.

Kjo nuk është hera e parë që Arbana e shpreh hapur xhelozinë e saj dhe duket se kupa s’mban më ujë për të!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kur ske @arbanao ..

A post shared by 𝘟𝘩𝘦𝘮𝘪 𝘚𝘩𝘦𝘩𝘶 (@xhemishehu_) on Jul 23, 2020 at 5:37am PDT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu