X Æ A-12 Musk, zbuloni kuptimin e emrit të çuditshëm të djalit të Elon Musk

0
Gjigandi

Këngëtarja Grimes ka zbuluar kuptimin pas emrit unik të djalit të saj të porsalindur me Elon Musk.

Musk njoftoi lindjen e djalit të tyre në një postim në Twitter të martën, duke i thënë një fansi që ata kishin zgjedhur ta quanin X Æ A-12 Musk.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher, shpjegoi se “X” nënkupton “ndryshoren e panjohur”. Ndërkohë, “Æ” është shqiptimi i njëmbëdhjetë i AI, inteligjencës artificiale dhe përkthehet “dashuri” në disa gjuhë, si ajo japoneze.

Ylli 32-vjeçar më pas u shpreh se një pjesë e emrit të djalit është një referencë për avionin e preferuar të çiftit.

“A-12 = pararendëse e SR-17 (avioni ynë i preferuar). Asnjë armë, asnjë mbrojtje, thjesht shpejtësi. i mrekullueshëm në betejë, por jo i dhunshëm,”- shtoi ajo.

RonaTyra

Grimes përfundoi mesazhin duke zbuluar se “A” përfaqëson “Archangel”, të cilën ajo e përshkroi si këngën e preferuar.

Ajo nuk i informoi fansat se si ta shqiptonin atë në të vërtetë. X Æ A-12 është fëmija i parë i çiftit së bashku.

Musk, 48 vjeç, ka pesë fëmijë të tjerë, binjakët Griffin dhe Xavier,si dhe Damian, Saxon dhe Kai, nga një martesë e mëparshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu