Wenger shkon në ndihmë të trajnerëve, bën thirrje për një ndryshim historik

0
Gjigandi

Ish-trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, ka kërkuar të hiqet merkato e janarit.

Wenger, aktualisht drejtor global i zhvillimit për FIFA-ën, beson se merkato e dimrit mund të shtyjë lojtarët që nuk kanë shumë hapësira për të mos dhënë maksimumin në klubet e tyre. Dhe kjo vetë krijon probleme për trajnerët.

“Unë jam për heqjen e merkatos së janarit. Trajnerët nuk e përballojnë shumë mirë këtë merkato të dytë”, ka thënë francezi.

“Në tetor, sapo një lojtar nuk luan më, ai kërkon të gjejë zgjidhje të tjera dhe pret merkaton e janarit për t’u larguar. Nuk është më i motivuar, dorëzohet”.

“Por kur bëhet një gabim, si nga lojtari ose nga klubi, duhet të mbahet përgjegjësi”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu