Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbulohet shkaku pse qelloi mbi kunatin – lajmi fundit

0
Gjigandi

Një sherr për motive banale në një familje emigrantësh shqiptarë në Itali është shndërruar në një tragjedi. 45 vjeçari Shpendi Alushi është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij Luan Zalta me profesionin kamionist. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Nettunos në provincën e Romës, ditën e dielë datë 27 tetor. Autori i krimit 50 vjeçari Luan Zalta është vëllai i bashkëshortes së viktimës. Viktima Shpend Alushi së bashku me familjen banonte në komunën Casal De Principe të Casertas. Ditën e dielë së bashku me bashkëshorten e tij mbërrijnë në banesën e Luan Zaltës në qytezën e Nettunos. Sipas dëshmive të familjarëve një sherr mes dy kunetërve ka degjeneruar fillimisht në dhunë fizike e më pas ka qenë Luan Zalta i cili ka qëlluar me pushkë kunatin e tij Shpend Alushi. Një plumb i vetëm e ka marrë në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen. Ai ndërroj jetë pak orë pas ngjarjes në spitalin e Anzions. Autori i krimit 50 vjecari Zalta ka lajmëruar forcat e rendit e është vetë dorëzuar tek autoritetet italiane. Arma e zjarrit rezulton të jetë e paregjistruar. Sipas dëshmitarëve motivi i vrasjes janë akuzat për tradhëti bashkëshortore që autori i krimit kishte ngritur ndaj viktimës. Prej kohësh marrëdhëniet mes dy kunetërve ishin konfliktuale Hetimet për tragjedinë në familjen shqiptare do të përcaktojnë nëse autori e vrau me paramendim ose jo kunatin e tij. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu