Detaje të reja nga arrestimi i 5 shqiptarëve në Greqi, flet kapo i grupit: Më premtuan 100 mijë euro për shpërndarjen e kokainës!

0
Gjigandi

Zbulohen të tjera detaje nga dosja hetimore e sekuestrimit të 585 kg kokainë në Selanik që çoi në arrestimin e 5 shqiptarëve nga Fieri e Vlora, mes të cilëve edhe një zjarrfikës i Bashkisë Fier.

Siç del nga dosja hetimore të zbuluar nga “Protothema” disa nga anëtarët e grupit të 50-vjeçarit Arjan Xhafaj, të njëjtën veprimtari e ndjekin dhe në vende të tjera përveç Greqisë, si Spanja apo Shqipëria.

Së fundmi, është zbuluar se një prej nipave të Xhafajt, ka vizituar Madridin, Guadalajarën, Londrën dhe Australinë, ndërsa në disa foto ai shihet duke pozuar para laboratorëve të organizuar të kultivimit të fidanëve të kanabisit në Spanjë.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari Arjan Xhafaj, i dyshuar si organizatori i grupit ka pohuar se është përfshirë në këtë çështje pas një takimi që ka pasur me një të panjohur në Shqipëri. Sipas fjalëve të tij, i panjohuri i premtoi një tarifë prej 100 mijë eurosh dhe i kërkoi të shkonte me pjesën tjetër te grupit në Selanik për të organizuar marrjen dhe shpërndarjen e 500 kilogramëve kokainë.

Në të njëjtën kohë, ai ka pohuar se për lëvizjet e tij ka marrë udhëzime nëpërmjet internetit nga anëtarë të tjerë të organizatës, duke shtuar se, sipas porosive që ka marrë, duhet të ndante pakot me kokainë dhe t’i transferonte në një magazinë tjetër.

RonaTyra

Ai pohoi se nuk i njihte personat që do të merrnin drogën, ndërsa duke iu referuar personit që i jepte porosi, theksoi se beson se ndodhet në një vend të huaj dhe lëviz kryesisht mes Turqisë dhe Kosovës.

Nga kontrollet e kryera nga autoritetet si në banesën në Neous Epivates, ashtu edhe në dy makinat e grupit, u gjetën 500 pako me gjithsej 585 kilogramë e 208 gramë kokainë, 7440 euro të lidhura me trafikun e drogës, 7 telefona që përdoreshin për të komunikuar me njëri-tjetrin, një detektor metali dhe sende të tjera.

Vlen të theksohet se, sipas vlerësimeve të autoriteteve, nga trafikimi i sasisë së drogës në fjalë, organizata do të realizonte fitime që i afroheshin 11.704.160 eurove.

 

Si ndodhi arrestimi i 5 shqiptarëve në Greqi?

 

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjec nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran. Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera.

 

Drejtuesi i mjetit ishte 21 vjecari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale. Në banesë vec tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjec nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu