Vrasja e “Romit” të Elbasanit, policia tregon kamerën që filmoi veprimet e autorëve

0
Gjigandi

Detaje te reja mësohen nga sulmi me arme që ekzekutoi Emiljano Ramazanin 39-vjeç pasditen e djeshme në Elbasan.

Sipas burimeve një person e ka survejuar viktimën deri në afërsi të vendit ku e priste mjeti me autorin.

Ramazani frekuentonte çdo ditë një palestër në lagjen Beqir Dardha. Grupi hetimor ka nisur kërkimet për gjetjen e pistolestës me të cilën u ekzekutua 39 vjeçari, ndërsa autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Durrësit.

Sipas të dhënave mjeti tip volsvagen ka bërë dhjetëra xhiro përreth zonës. Burimet thonë se një kamera pranë vendit të ngjarjes ka fiksuar të gjitha lëvizjet e autorëve para atentatit dhe pas kryerjes së tij.

Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar dekoder kamerash sigurie nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” ose siç njihet ndryshe zona e Tabakanes deri në vendin ku u ekzekutua 39 vjeçari.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu