Vrasja e biznesmenit në Lushnje, kush është lidhja e ngjarjes me Aldo Baren e Laert Haxhiun – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Biznesmeni i makinave Besnik Hida është ekzekutuar në momentin kur po pinte një kafe në katin e dytë të një lokali ne Lushnje.
Ngjarja e rende ndodhi në lagjen “Skënder Libohova” në momentin kur viktima sapo ishte ulur për të konsumuar një kafe.

“Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e policisë së Lushnjes” informon policia.
Burimet nga hetimi thane se Besnik Hida është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat për të cilën dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu.
Latifi është shok me nipin e Aldo Bares, i njohur si kapoja i Bandës së Lushnjes.
Policia dyshon se vrasja e ndodhur ne Lushnje ka lidhje me përplasjet e mëparshme midis dy grupeve atyre të Aldo Bares dhe të Laert Haxhiu.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat. Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Ndërkohë një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu