Tiranë, nëna lindi fëmijën gjatë tërmetit, mjekët heronj nuk e braktisën – Lajmi i Fundit

0
17

Tërmeti i ndodhur disa ditë më parë nuk solli vetëm demtime materiale, por nxori në pah edhe frymën e sakrificës dhe vetëmohimit që kanë mjekët.
Emisioni “BOOM” solli dëshminë eksluzive të Flutura Dokos, nenës që ishte në sallën e operacionit ndërkohe qe tërmeti ka lëkundur godinën e materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Jeta e nënës 24 vjeçare ishte ne dorë te mjekëve, ndërkohë që përgjegjësia e bluzave të bardha mbizotëroi mbi instiktin për tu larguar, por vijuan operacionin edhe pas 2 lekundjeve të tjera të tërmetit.
Flutura Doku: “Isha në sallë të operacionit, sapo kishte lindur goca. Vajzën e larguan kur mbaroi lëkundja dhe duke më nxjerrë mua vazhduan lëkundjet e tjera. U futëm prapë brenda. Doktoresha që ndenji aty kur dolëm nga salla, ra lëkundja e tretë, ajo nuk pranoi të dalë jashtë. I thashë dil, dhe më tha unë dy fëmijë kam, si brenda këtu me ju, si jashtë, njëlloj më mbyt tërmeti.Nuk ka lëviz.”
Ndërsa doktori Ernald Zeqja, i cili së bashku me stafin e tij ishin në sallën e lindjes në atë moment tregon sesi arritën të menaxhonin situatën pavarësisht panikut që ishte prezent.
Lidhjen e mjekut me pacientin ai e sheh aq të fortë sa edhe në situata të tilla delikate si tërmeti, instikti njerëzor nuk mbizotëron ndaj përgjegjësisë.
Ernald Zeqja: “Ne ishim në një moment delikat të operacionit, bebi kishte dalë dhe ishim në një moment të vështirë, kur filluan dridhjet e forta. Pacientja e ndjeu që diçka po ndodhte dhe thoshte mos më lini, mos e lini bebin. Kishte hallin e vajzës. Ishte mjeku anestezit nga ana e saj që e siguronte se ne ishim aty dhe po bënim punën. 20 sekondëshi ishte sa një përjetësi. Por instikti i mjekut është që të rrijë afër pacientit, është e habitshme.
Nuk patëm asnjë instikt për të ikur, siç kishte ndodhur në Tiranë me ikje masive. Tërmeti i dytë na kapi sërish në sallë. Tani duket shumë e lehtë, por atë moment nuk dinim asgjë çfarë po ndodhte, do rrëzohet ndërtesa, tavani, nuk dinim asgjë çfarë bëhej me familjet tona, njerëzit tanë, ndjesi paniku e pazakontë, por që u menaxhua shumë mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here