Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 shoferë janë kapur duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe u është marrë patenta.
Sipas bluve të Tiranës, shumë shoferë janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi deri në 162 km/h, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve. “Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar”, shton Policia.
Njoftimi i policisë
Vijojnë kontrollet?♂? parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.
152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, ?✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar?.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë ?, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës
Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h ✈️, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore? dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Rruga ?është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.
Shpejtësia✈️, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës?.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore?.
Familja? ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.