Victoria’s Secret anulon shfaqjen vjetore të modës

0
Gjigandi

Marka e veshjeve të brendshme Victoria’s Secret ka anuluar shfaqjen e saj vjetore të modës. Vendimi është marrë në mes vlerësimeve në ulje për markën dhe kritikave në lidhje me të.

Shfaqja nisi në 1995 dhe dikur ishte një ngjarje e madhe kulturore, duke tërhequr miliona shikues çdo vit.

Vitin e kaluar Victoria’s Secret pati vlerësimet më të ultë ndonjëherë dhe tërhoqi kritikat se ishte seksiste, e vjetërsuar dhe se i mungonte diversiteti.

Kompania “mëmë” e markës, L Brands, tha se ishte e rëndësishme të evoluojë strategjinë e saj të marketingut.

“Ne po mundohemi të kuptojmë se si të avancojmë pozicionin e markës dhe t’ua komunikojmë klientëve,”-tha Stuart Burgdoerfer, drejtori kryesor financiar i L Brands.

RonaTyra

Sidoqoftë, ai tha se shfaqjet ishin një aspekt i rëndësishëm i markës dhe një arritje e shquar e marketingut.

Në shfaqjet vjetore të Victoria’s Secret sfilojnë modelet më të suksesshme si Tyra Banks, Heidi Klum, Miranda Kerr, Bella Hadid, Gigi Hadid e Kendall Jenner.

Shitjet e dobëta të Victoria’s Secret ndikuan në rendimentin e L Brands, i cili raportoi një humbje neto prej 252 milion dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu