Vendet e vdekjeve/ Zonat që po marrin shumë jetë në Elbasan – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Në Qarkun e Elbasanit ka disa segmente rrugore dhe kthesa që cilësohen si pikat e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore.
Këto janë pamjet e aksidentit më të fundit në rrugën Elbasan- Peqin.

Katër gra humbën jetën në përplasjen e tre makinave dhe drejtuesit e tyre u plagosën. U arrestua njeri nga shoferët që besohet se bëri parakalim të gabuar me pasoja tragjike.
Por cilat janë pikat me fatkeqe ose të njohura ndryshe pikat e vdekjes në Qarkun e Elbasan.
Në Rrogozhinë-Peqin, vendi ku kanë ndodhur më shumë aksidente është ‘Kthesa e Gjoçajve’. Një kryqëzim ku drejtuesit dalin menjëherë në rrugë dhe përplasen me njëri-tjetrin.
Së fundmi u vendos sinjalistika paralajmëruese.
Peqin-Elbasan. Pikat më problematike janë ‘Kryqëzimi i Cërrikut’ tek Ura e Zezë mbi Shkumbin në fshatin Papër, segmenti Papër-Vidhas, Elbasan-Metalurgji dhe Unaza Jugore e Elbasanit, Elbasan-Librazhd, Labinot Fusha, Ura e Trenit në Xibrakë, kthesa e Murrashit.
Në aksin Librazhd-Qafë Thanë numërohen disa kthesa ato afër Pishkashit, ngjitja për në Qafë Thanë. Nga ekspertizat e deritanishme të ngjarjeve të rënda, ka rezultuar se shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia dhe abuzimi me alkoolin, por edhe mungesa e sinjalistikës.
/ABC Neës

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu