Vdekja e parë pas 6 vitesh nga rriqrat në Malishevë, flet kryetari Ragip Begaj

0
Gjigandi

Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se para 6 vitesh kanë vdekur 6 persona nga ethet hemorragjike dhe vdekja e djeshme është e para që nga ajo kohë.

Begaj thotë se të prekur nga rriqrat në Malishevë janë 900 eprsona, kurse i infektuar ka qenë vetëm personi që ka vdekur.

Vdekja I.B. (1976), është konfirmuar nga SHSKUK, përkatësisht drejtori Basri Sejdiu, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

RonaTyra

Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen.

Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu