Ina Kollçaku, një prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen” në E Diell, ishte e ftuar në “Pop Culture” me moderatoren Dojna Mema.
Pas pyetjeve për karrierën apo jetën e luksit, nuk mund të mungonte pyetja në lidhje me Gerin, konkurrentin e “Përputhen”, emision nga i cili dolën të lidhur.
Kureshtjes së njerëzve nëse “po mendon për fejesë apo bashkëjeton me Gerin”, Ina iu përgjigj:
“Fejesën e martesën as nuk e mendoj, është në planet e mia të largët. As nuk bashkëjetoj me Gerin. Nuk jam gati të bëj hapa të tillë, nuk jetoj dot pa motrat. Geri ka ardhur disa herë në shtëpinë time”.